Basha: Pjesëmarrje masive e votuesve më 25 prill
Lulzim Basha, nga emisioni ‘Opinion’, tha ndër të tjera se pjesëmarrja masive e votuesve shqiptarë më 25 prill, do garantojë ndryshimin e qeverisë.
‘Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Koalicioni ynë ka marrë një vendim që këtë shumicë shqiptarësh që kërkojnë ndryshim ta shndërrojmë në një fitore të thellë.’
Lulzim Basha: Siç jua thashë, për t’ia u kujtuar publikut, siç e kam thënë më 28 maj do të ishte një qeveri e cila do të garantonte një proces të ndershëm zgjedhor.
Baton Haxhiu: Nuk e ke, pse? Nuk e kemi këtë po pse?
Lulzim Basha: Nuk e kemi është fakt, por ajo që kemi është një shumicë absolute e shqiptarëve e vendosur për të sjellë ndryshimin.
Baton Haxhiu: Vazhdojmë, e kuptova përgjigjen.
Lulzim Basha: Dhe opozita ka marrë një vendim, koalicioni ynë ka marrë një vendim politik që ne këtë vullnet të shqiptarëve për ndryshim nuk do ta shpërdorojmë por do ta kurorëzojmë me një fitore të thellë dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në atë që nuk do të jetë thjesht votim për parlamentin e ri dhe qeverinë e re por një referendum për ndryshim.