Rama takon të rinjtë që aspirojnë t’i bashkohen listave të PS-së

Politike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me aspirantët për t’iu bashkuar listave të Partisë Socialiste për përfaqësimin në parlament nëpërmjet konkursit “Deputeti që duam”. Rama motivoi të gjithë pjesëmarrësit e rinj, si dhe inkurajoi dhe ata të cilët janë skualifikuar të mos dorëzohen port ë vijojnë përpjekjet e tyre dhe angazhimin në politik. Gjithashtu Rama bëri me dije se të jesh një person jashtëzakonisht i mirë për analiza, studime dhe raporte, nuk do të thotë domostoshmërisht një deputet. Ai u shpreh se të rinjtë do të përfshihen në të gjitha nivelet e qeverisjes së tij.

“Në fund të këtij procesi do të përzgjidhen ata që do të jenë pjesë e skuadrës sonë në çdo qark të vendit. Për ne do të jetë jo vetëm kënaqësi, por edhe privilegj që do të kemi në krah disa prej jush. Njerëz që kanë punurar në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, njerëz që kanë mbrojtur kauza ambientaliste. Njerëz si Briseida që janë rikthyer në Shqipëri vetëm për këtë projekt. Njerëzit që unë përmenda nuk do të thotë që janë të kualifikuar.

Është një rrugë aspak e lehtë, mund të jesh jashtëzakonisht i zoti për të bërë analiza, studime de raporte, mund të jesh një këshilltar shumë i mirë për deputet por nuk do të thotë që mund të jesh deputet. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzoni maksimalisht, qoftë për të kaluar fazën e dytë dhe të beheni pjesë e ekipit tonë, qoftë dhe si një eksperiencë personale.

Të gjithë pa përjashtim, duhet ta ndiejnë se procesi i përzgjedhjes nuk është një proces vetëm me përfaqësimin në parlament, por përfshirjen në të gjitha nivelet e qeverisjes sonë.

Kush nuk është në formë në këtë moment, nuk duhet të ligështohet pasi historia njeh njerëz plot,  në fillimet e karrierës nuk janë përzgjedhur nga konkurset por më pas kanë shkëlqyer, ku pjesa tjetër është histori”, tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments