Politike

E papërgjegjshme mënyra e trajtimit të situates së COVID-19, në ambientet e gjimnazeve

Nëpërmjet këtij qëndrimi dua të ve në dijeni opinionin publik, mbi mënyrën e papërgjegjshme të trajtimit të situates së COVID-19, në ambientet e gjimnazeve, nga ana e Ministrisë se Arsimit Rinisë dhe Sporteve.Me shpresën që kjo fazë pushimi e festave, do të shërbejë si moment reflektimi për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, për të reaguar menjëherë dhe për t’i bërë mjediset e gjimnazeve më të sigurta, përpara kthimit të nxënesve në këto ambiente.

Në maratonën e skandaleve të panumërta qeveritare, ky skandal vë drejtpërdrejtë në rrezik jetën e shumë personave. Kur flasim mbi këtë sjellje të papërgjegjshme të Ministrisë së Arsimit, kemi parasysh në rastin më të mirë mungesën e disifektantëve të duarve dhe për të mos folur pastaj për një mos disifektim total të ambienteve që “Dejuro”, miratohen pafund fonde dhe “Defakto”, jemi përballë kushteve ku ambientet e gjimnazeve janë kthyer në vatra infeksioni nga kjo neglizhencë.Ky fenomen i përsëritur i Ministrisë së Arsimit, mund të kushtojë jetë njerzish, prandaj kjo deklaratë konsiston t’i bëjë thirrje instancave përgjegjëse, të ndërrmarin masat elementare për mbrojtjen nga COVID 19.

Në kushtet kur vëndet fqinjë po përgatitin infrastrukturën e nevojshme për përballimin e koronavirusit që ka pësuar mutacion, ne gjendemi në mëshirë të fatit, akoma në mungesë të mbrojtësve elementarë.I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit të përditësojë, databaset në lidhje me numrin e nxënesve për klasë, që ky numër të korrespondojë me numrin e disifektantëve të nevojshëm, apo të verë në funksion të mësimdhënies çdo mjet të nevojshmëm për të rritur sigurinë e nxënësve.

Ismeralda Seidolli

Kordinatore e Studentëve LSI,Korçë#Korça_Shtëpia_Juaj🌹

Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?