Sport

Ylli i futbollit botëror rrezikon 4 vite burg

KAON

Ylli i Ajax-it është arrestuar në lidhje me një goditje me thikë që i ka dhënë një kushëriri të tij, me policinë që jep detaje se ngjarja ka ndodhur në muajin korrik.  

Kushëriri nuk  e ka falur Promes duke e denoncuar dhe për këtë, policia bëri të mundur ndalimin dhe shoqërimin e futbollistit në ambientet e komisariatit.

Ndaj 28-vjeçarit të Ajax rëndon akuza e plagosjes dhe rrezikon një dënim me burg deri në 4 vite.

Ky lajm vjen si “bombë” për futbollistin dhe ekipin e Ajax, me Promes që ditën e djeshme shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që ekipi i tij mori në shtëpi përballë Zwolle.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?