Polici që vrau Klodianin kishte pirë KOKAINË, e rrahu dhe pastaj e qelloi pas shpine me plumb
Kreshnik Spahiu bën një denoncim tepër të fortë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, që nëse do të jetë e vërtetë, përbën një mega skandal në radhët e unifromave blu.
Spahiu shkruan në rrjetet sociale, se nga burime konfidenciale ka mësuar që polici që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, Nevaldo Hajdaraj kishte konsumuar kokainë gjatë detyrës. Ai thotë se polici ka qenë nën efektin e kokainës teksa e ka dhunuar, rrahur dhe më pas e ka qëlluar pas shpine 25-vjeçarin.
Kreshnik Spahiu thotë se ky fakt është fshehur qëllimisht, ndërsa i bën thirrje prokurorisë t’i kryejë testin e drogës policit.
Denoncimi i Spahiut:
Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshstrohet “testit të drogës”.
Nga informacione kofidenciale autori i krimit ka qënë duke konsumuar lëndë narkotoke gjatë kryerjes shërbimit policor.
Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në pordorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.
Ky fakt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.
Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.
Informacioni është kofidencial dhe i provuar në dy burime.
Me pak fjalë policia bëhet “DRU” në krye të detyrës!

