Kryemadhi: Rritja e LSI, si rezultat i votuesve për herë të parë
Rritja e LSI në çdo palë zgjedhje vjen si rezultat i votës së të rinjve. Kështu deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Real Story’ në News24. Kjo është një statistikë tha ajo e vërtetuar dhe nga Edi Rama.
“Rritja e LSI vjen si rezultat i votuesve për herë të parë. LSI-në e votojnë të rinjtë 18-35 vjeç. Në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2017-s, në 2 votues për herë të parë, 1 voton LSI-në, 1 voton partitë e tjera. Dhe këtë e ke me statistikë nga sondazhet e Edi Ramës vetë. LSI është e vetmja parti politike, e cila rifreskon kartën e anëtarësisë çdo katër vjet.” – u shpreh Kryemadhi.
Total 0 Votes
0
0