Bota

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden s’është i aftë mendërisht për të qenë president i SHBA-së

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, u tha gazetarëve se ishte i bindur se i nominuari për president i Demokratëve, Joe Biden, 77 vjeç, nuk e ka aftësinë e duhur konjitive për të qenë komandant i përgjithshëm.

“Unë kam mjaftueshëm njohuri për atë që duhet të ketë fizikisht një person për të bërë shefin e Shtëpisë së Bardhë dhe komandatin e përgjithshëm të ushtrisë dhe se cilat janë kërkesat e kësaj pune.” – tha Jackson, i cili kandidon për një vend në Kongres si Republikan.

“Si një qytetar, jo si një kandidat për në Kongres, por si një qytetar i këtij vendi, unë e kam parë Joe Biden gjatë fushatës dhe jam i shqetësuar dhe i bindur se ai nuk e ka kapacitetin mendor, aftësinë njohëse, për të shërbyer si komandant i përgjithshëm dhe shef i shtetit tonë.” – vijoi ai.

Jackson shërbeu në njësinë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë nën presidentin George W. Bush dhe u emërua mjek i presidentit nën presidentin Barack Obama dhe presidentin Trump, përpara se ai të emërohej për të shërbyer si Sekretar i Çështjeve të Veteranëve në mars 2018.

Fushata e Joe Biden i ka shmangur akuzat se Biden-it i mungon mprehtësia mendore për të qenë president edhe pse duhet thënë se demokrati ka bërë jo pak gafa të rënda gjatë fushatës me ‘ngecje’ verbale të shpeshta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?