Politike

Brahimllari/ Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” ( VIDEO)

Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e atyre që sot drejtojnë Bashkinë e Korçës-deklaron Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Ibrahimllari, pas homazheve qe u zhvilluan me rastin e 29 nentorit.

Në këtë ditë të shënuar për vendin ndjej keqardhje kur shoh se ku prehen dëshmorët e rënë në Korçë. Dëshmorët kanë sjell lirinë, na bënë krenar duke na rradhitur në krah të aleancës më të madhe fituese të Luftës së Dytë Botërore.

Luftuan për një Shqiperi të lirë në beteja shumë të ashpra ku humbën dhe jetën. Përgjegjësia e tyre kombëtare ishte shumë e lartë sa në moshë shumë të re, pjesa më e madhe ranë dëshmorë për një Shqiperi të lirë.

Sot Papërgjegjshmëria e Bashkisë Korçë i ka lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit, varrezat e atyre heronjve, që nuk kursyen jetën për vëndin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania