Pa asnjë sëmundje tjetër, vdes nga koronavirusi 25-vjeçari në Greqi
Mediat greke shkruajnë se i riu Theodori Pavlidis ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë një deputet i parlamentit grek, ndërsa miqtë e tij ngrenë zërin në rrjetet sociale dhe bëjnë apel për të gjithë ata që dyshojnë te rrezikshmëria e madhe e virusit vdekjeprurrës.
Situata nga koronavirusi në vendin fqinj është përkeqësuar, ndërsa spitalet janë të mbingarkuara. Ditën e djeshme u shënuan mbi 100 viktima, por shqetësues është edhe numri i pacientëve në intubim, mbi 500.
Total 1 Votes
0
1