Ndërron jetë në Tiranë foshnja 16-muajshe, ishte prekur nga COVID-19
Foshnja vetëm 16-muajshe, pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë pasi kishte edhe sëmundje të lindura.
Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i paqartë, por foshnja me inicialet A.K nga qyteti i Durrësit, ishte infektuar nga koronavirusi dhe më pas kishte pësuar hemoragji.
Ky është rasti i parë i një fëmije të prekur me koronavirus që ndërron jetë në vendin tonë.
Ditën e djeshme u raportua se katër fëmijë të prekur nga Covid-19 ndodheshin të shtruar në pediatrinë e QSUT, dy prej tyre në reanimacion.
Total 0 Votes
0
0
