VASILI: Kushdo nga Rilindja që pengon qytetarët të votojnë, do t’i priten duart!

Politike

Nëkryetari i LSI Petrit Vasili kërcënon “këdo nga Rilindja që është në Qeveri” se nëse qytetarëve shqiptarë u ndërrohet vendbanimi me qëllim që ata të pengohen për të votuar, do t’i priten duart.

“Do tu priten duart dhe do burgosen! Kushdo nga Rilindja ne Qeveri, qe do guxoje te manipuloje me Gjendjen Civile te qytetareve, duke bere transferime nga nje qytet ne tjetrin me qellim per ti penguar te votojne ta dijne mire se: Do tu priten duart dhe do burgosen”, shrkuan Vasili.

Ky reagim i Vasilit vjen pas një shrkimi që ka bërë më herët ish-ministri i LSI Vngjel Tavo, i cili shkruan se Gjendja Civile pa dijeninë e tij i ka zhvendosur vendbanimin nga Dropulli në një vend tjetër.

“Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund. 300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull. Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.” Kjo po ndodh në të gjithë vendin”, shkruan Tavo.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments