Lleshaj interpelancë urgjente për krimin dhe drogën
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur një interpelance urgjente që është kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare, për krimin dhe drogën në vendin tonë.
Sipas ministrit, vetëm në vitin 2020 janë shkatërruar 30 grupe kriminale.
“Lufta kundër kanabisit ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekada në Shqipëri. Kjo referuar shifrave të policisë shqiptare dhe atyre europiane. 106 hetime proaktive janë zhvilluar nga Policia vetëm këtë vit.
Për vitin 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 911 kg kanabis me origjinë nga Shiqpëria. Po kështu shifrat janë në nivelet më të ulta nga Greqia dhe Mali i Zi. Mos harroni që Lazarati ka qenë një markë e njohur në Holandë. Them 911 kg në Itali se më parë kapeshin 60 ton drogë”, u shpreh ministri Lleshaj.
Ndërkohë, kërkuesi i interpelancës, deputeti Korab lita, e quajti Lleshajn ministrin më të dështuar që askush nuk i bindet.
“Ti je ministri më i dështuar që ka policia. Nëse je ushtrak ti s’do përçmoje kurrë figurën e policit. Nëse këtë do e bënte ndonjë ministër politk eshe mund të pranohej, por jo ti. Po s’ke faj, sa shkove në zyrë t’i hoqën spaletat dhe s’të bindet askush”, tha Lita.