Aktualitet

Rama pranon propozimin e Bashës: Do mbështesim financiarisht të sëmurët

KAON

Deri më tani asnjë lek nuk është dhënë nga buxheti i shtetit për të mbështetur apo financuar familjet e prekura nga infektimi me Covid-19.

Prej javësh kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruara se nëse ai do të ishte kryeministër do të rimbursonte ilaçet e koronavirusit, duke kërkuar edhe nga Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

Rama, siç edhe ka vepruar në herët e tjera, i ka refuzuar fillimisht propozimet e Bashës, por më pas i ka pranuar ato.

Kështu ka bërë edhe këtë herë.

Pasi refuzoi për disa herë propozimin për rimbursimin e ilaçeve të të sëmurëve me Covid, Rama tha sot se do të mbështesë të sëmurët.

‘Do të ketë një paketë shtesë për të mbështetur të sëmurët me koronavirusin Covid-19.  Paketa mbështetëse konsiston në ilaçet esenciale në luftën ndaj virusit.

Ndërsa ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të ju shtohet përfitimi’, deklaroi sot Edi Rama, duke pranuar propozimet e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?