Aktualitet

LSI kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Lëvizja Socialiste për Integrim pas akuzave publike ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka lajmëruar se do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

LSI pretendeon se trualli i shkollës “Sami Frashëri”, për të cilën Rama dhe Veliaj janë zotuar publikisht se do të ndërtohet një shkollë e re më e madhe dhe më modern, është tjetërsuar dhe i ka kaluar disa pronarëve, jo Bashkisë së Tiranës.

Akuza për ndërtimin e gjimnazit ka pasur dhe nga Partia Demokratike. Sipas kësaj të fundit punimet nuk kanë nisur. Mirëpo, kryebashkiaku Veliaj dhe vetë mediat kanë publikuar pamjet e punimeve që po kryehen në truallin e gjimnazit “Sami Frahëri”.

“Në 2020 regjistrohen më 21.04.2020 në Bashkinë e Tiranës, kjo është kartela e hipotekës, e pronës së shkollës Sami Frashëri, me numër pasurie 6/411. Kjo kartelë është e printuar po me datën 21.04.2020, është e shkruar. Sepse në kuadrin e dixhitalizimit dokumentet dalin edhe me datën që printohet. Në fakt ka dhe një njoftim këtu për një okupim Pëllumb Veiz Lakollari për një sipërfaqe 45 metra katrorë truall, që nuk ka të bëjë për këtë.  Tani çuditërisht më datën 28.10.2020 printojmë përsëri kartelën e shkollës Sami Frashëri dhe na del listë bashkëpronarësh, nuk është më Bashkia Tiranë, por e regjistruar përsëri më 21.04.2020”, u shpreh Kryemadhi kur denoncoi rastin në fjalë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania