Aktualitet

Agron Llakaj rrëfen betejën me Covid-19: Shyqyr që kemi shokë dhe miq…

KAON

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, pak ditë më parë tregoi se bashkë me bashkëshorten e tij ishin infektuar me Covid-19, dhe pas 20 ditësh, e kaluan atë dhe dolën negativë.

I ftuar në emisionin ‘Rrugëtim me Anilën’, Llakaj ka treguar gjithë betejën me infeksionin. Teksa i ka shprehur mirënjohjen ekipit mjekësor, ai ka shtuar se një qytetar i thjeshtë nuk do kishte mundësitë që iu ofruan atij.

“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin e mjekëve, dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq. Ky është privilegj. Pozicioni i një artisti, emri, njohja”, u shpreh Agron Llakaj.

Thene ndryshe kjo deklarate e aktorit te humorit, perkthehet edhe si: Mjere ata qe nuk kane miq, shok dhe para. Ketu behet fjale per ate qytetar qe nuk e ka mundesine per asnje nga keto dhe eshte i destinuar ti nenshtrohet semundjes fatale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?