Gjykata pushon çështjen ndaj Klevis Balliut për tubim të paligjshëm

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në “Unazën e Re”, ku nën hetim ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Mësohet se në seancën e sotme Prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

Për këtë vendim, ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi se  çështja u pushua për mungesë provash. Ai theksoi se nuk i ka thyer krahun asnjë polici gjatë përplasjeve në protesta.

“Janë me qindra persona të hetuar për protestat e Unazës. Pushim i çështjes,  tregon se gjithçka është politike. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur Policia e Shtetit drejtohet nga sigurimsa si Gjovalin Loka etj. Këta nuk është se nuk kanë prova për këtë gjë, nuk kanë prova për asgjë ndaj opozitës. Është Edi Rama ai që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kulla. Pse nuk ka hetime ndaj Salillarit. Këta qytetarë kanë qenë nëpër burgje, dikujt i kanë dëmtuar këmbën. Kjo është një qeveri hajdute dhe do marrë fund. Pretendohet se i kam thyer krahun një polici. Të gjitha janë mekanizma politikë që qeveria përdor ndaj opozitës dhe qytetarëve. Ne jemi sot të gjithë bashkë, zgjedhjet po vijnë e do i shpartallojmë në zgjedhje. Këtë rebelim mbarë-kombëtar nuk ka gjë që e ndal. Komisariati numër 6 që ka nisur procedimet ka qenë banda e Saimir Tahirit”, tha Balliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?