Ndahet nga jeta aktori humorit, Fuat Boçi

Aktualitet

“U nda prej nesh një nga aktorët më të dashur të humorit, që la vulën e vet jo vetëm në Estradën dhe Teatrin e qytetit të Fierit, por në artin kombëtar të së qeshurës. Me aftësinë për të kapur edhe ngjyrimet më të holla të karakterit, Fuat Boçi hyri natyrshëm në çdo shtëpi shqiptare. Arti i tij do të mbetet i pavdekshëm, duke na dhuruar përherë gëzim. Lamtumirë! U prehsh në paqe”, shkruan Ministrja e Kultures, Margariti.

Kujtojmë se, aktori Fuat Boçi ka ndërruar jetë sot në moshën 89 vjeçare. Ai ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Aktrimi i tij shquhet për lirshmërinë, karakterizimet e holla të personazheve, hijeshi, sjelljet plot nur, mimikën komike dhe gjestet shprehëse.

Ne memorie ta popullit do mbeten rolet e tija famoze te ” A doni me per Belulin” dhe parodia me Todi Llupo ” Po martojme Malon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *