Manastirliu publikon foto të pacientit me tuba në hundë dhe bën apelin e fortë : Kjo nuk është lojë!
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet jë pacient me tuba në hundë, që po kurohet nga Covid-19.
Në foto shihet kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit.
Manastirliu teksa ka publikuar këtë foto u ka bërë apel qytetarëve duke thënë se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të respektojnë masat.
Kujtojmë se 2 të vdekur dhe 117 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.
Postimi i plotë i Manastirliut:
Spitali infektiv
Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!
A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:
Respekto distancën
Vendose maskën
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

