Trump: Do nxjerr ushtrinë për ta zgjidhur problemin
Pas protestave të dhunshme ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump cili ka thënë se do të ‘lëshojë’ ushtrinë për të zgjidhur problemin.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump u kërkoi guvernatorëve të shteteve që të marrin kontrollin e rrugëve duke mobilizuar Gardën Kombëtare, ndryshe do të nxjerrë në rrugë ushtrinë.
Ai nuk i ka kursyer sulmet ndaj guvernatorëve teksa iu drejtua atyre me fjalët, “Ose merrni situatën ose do dukeni idiotë nëse nuk arrestoni demonstruesit dhe t’i lini ata në burg për një periudhë të gjatë kohe”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar gjithashtu se ata që kërcënuan jetët e pafajshme dhe pronën private do të arrestohen dhe do të ndiqen penalisht.
Total 2 Votes
2
0
