Rrëzohet avioni me 107 persona në bord (VIDEO)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Pakistan, ku një avion me 107 persona është rrëzuar.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet tragjike dhe bisedat e fundit të kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit, ku mësohet se piloti i ka shprehur shqetësimin për mosfunksionimin e dy motorëve.
Pak momente më pas avioni është rrëzuar. Aeroplani Airbus A320 me 107 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti Lahore dhe do të ulej në aeroportin e Karaçit. Pak para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit.
Sipas ‘ cbsnews’ deri më tani janë nxjerrë 41 persona të vdekur, ndërsa pritet që numri fatkeqësisht të rritet.