Aktualitet

Meta/ “Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.

Në ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali, ka reaguar edhe presidenti i vendit tonë Ilir Meta. Kreu i shtetit është shprehur se koka nuk duhet ulur para krimit, ndërkohë që ka shtuar se Falcone ishte një nga ata të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë’.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?