Reforma Zgjedhore/ Vasili përplaset ashpër me Gjiknurin
Mbledhja e Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, e cila ditën e sotme po zhvillohet në tryezë dhe jo online siç ka ndodhur herën e fundit sapo është ndërprerë.
Mbledhja e nisur pak më parë është ndërprerë pasi mësohet se ka pasur debate të ashpra mes bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri me përfaqësuesin e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili.
Debatet kanë ardhur për një email të nisur mbrëmjen e djeshme nga Vasili, në të cilën ky i fundit shkruante, se deklaratat e Ramës minojnë konsensusin lidhur me reformën zgjedhore.
Mësohet se pas debateve të forta në mbledhje ka qenë vetë Vasili ai që ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Total 0 Votes
0
0
