‘Je e vdekur’, kërcënohet me jetë deputetja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është kërcënuar me jetë ditën e djeshme.
Një qytetar i Kosovës ka shkruar në profilin e tij në Facebook: “Eliza Hoxha je e vdekur”.
Këtë postim të qytetarit deputetja kosovare e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, duke e cilësuar kërcënimin si pasqyrë të shoqërisë kosovare.
Ajo thotë se liria për të folur dhe vepruar në Kosovë është aq e madhe sa kalon në shkelje, abuzime dhe kërvënime ndaj të tjerëve.
Ky nuk është kërcënimi i parë në radhët e parlamentit të Kosovës,
pasi vetëm pak kohë javë më parë, një qytetar kërcënoi Kryeministrin në
detyrë ALbin Kurtin, duke u shprehur se “do t’i jepte 10 milionë kush ia
sillte kokën e Albinit”.
Postimi i deputetes:
PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE
Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…
Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa
që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër
të lirisë së mendimit dhe veprimit.
Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër.

Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve. P.S. Me mendu ndryshe, me përfaqësu diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet…
