Basha përshëndet krijimin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë
Lideri i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur krijimin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
Sipas Bashës, kjo është një iniciativë humane e mjekëve për të dhënë ndihmën e tyre.
‘Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë’, shkruan kreu i PD-së në mesazhin e tij në Facebook.
Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.
Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë.
Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor.
#ditemetemira
