Aktualitet

I riu me koronavirus: Vetëm një mjek ka ardhur të më shohë. Unë jam top, por më ka kapur paniku

Një 31-vjeçar i cili ka ardhur nga Milano dhe ndodhet i izoluar tek infektivi ka folur për herë të parë për situatën e tij shëndetësore.

I riu thotë se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar atij rezultatet vetëm e kanë vendosur në të njëjtin vend me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.

31-vjeçari shprehet se është i frikësuar për shëndetin e familjarëve të tij, pasi vetë nuk ka shenja gripi derimë tani.

“Ka dalë ministria e Shëndetësisë në publikim zyrtar e thotë që unë jam i prekur nga koronavirus por mua askush nuk më ka thënë se jam i prekur nga koronavirus.

Kam mbi 36 orë i izoluar. Ka ardhur dje një doktor më ka marrë analizat dje dhe nuk ka ardhur askush tjetër, vetëm infermierët. Edhe infermierët janë të çuditur e nuk e dinë si ka mundësi që jam i infektuar. 

S’kam asnjë përgjigje.  Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta“, është shprehur i riu për Ora News.

Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar për të bërë tamponin.

Për gruan nga Lushnja u tha se kishte qenë negative me koronavirus, por duket se nuk ka pasur të njëjtin fat i riu që ka udhëtuar me të.

Derimë tani numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 6, 5 nga e njëjta familje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?