Aktualitet

Basha: Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se dy persona në Shqipëri janë prekur nga koronavirusi.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.

Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura,” shkruan Basha.

Më herët u raportua se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania