Albin Kurti bën homazhe për herë të parë te varri i Rugovës

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ishte i shoqëruar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe u shpreh se e vlerëson angazhimin politik për liri dhe pavarësi të ish-presidentit.

‘Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe’, ka deklaruar Kurti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?