Meta: Krenar për kombin tonë, që mbrojti mijëra hebrenj

Aktualitet

Presidenti i Repubklikës Ilir Meta ka postuar një shënim në faqen e tij në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës.  

“Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit”, shkruan Meta.

Ja postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.

Dy dekada më parë në zemër të Europës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.

Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!

Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.
#WeRemember #NeverAgain

Image
Image
Image

© SYRI.net