Deputeti i PS i bashkohet LSI-së. Emri

Aktualitet Politike

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjetani fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS, por u përjashtua nga partia në shtator të vitit 2018, pas një statusi që kishte bërë në faqen e tij të “Facebook”, ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që i kërkoi Asamblesë së PS përjashtimin e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur. Tashmë, ai ka vendosur t’i bashkohet LSI dhe dje ka qenë i pranishëm në një takim të strukturave të kësaj force politike në Lezhë.

Gjetan Gjetani Lsi

(BalkanWeb)