LSI: Turp historik, tradhti e Ramës kundër Haradinajt

Aktualitet

LSI e ka konsideruar “tradhti dhe turp historik”, padinë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur kundër Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Petrit Vasili, nënkryetari i kësaj partie, deklaroi në Fb se kjo është tradhti dhe ndodh pikërisht ditën kur Kosova përkujton masakrën e Reçakut. “Tradhtia: Ndërsa përkujtohet “Reçaku”, Rama padit Haradinaj! – nënvizon Vasili. – Edi Rama, Kryeministri i shtetit amë, Shqipërisë, tradhëtisht dhe pabesisht padit luftëtarin Ramush Haradinaj.

Vuçiç nuk e njeh “Reçakun” dhe Rama, ndërsa përkujtohet “Reçaku”, padit Haradinajn që ka derdhur gjak për Kosovën. Rama dhe Vuçiç, dy pjesë të së njëjtës gjë. Turp historik, damkë tradhtie, që do ta shoqërojë gjithë jetën, kjo është për Edi Ramën, padia, që vetëm i merr të keqen Ramushit!!”

Mbrëmjen e djeshme, Rama deklaroi në Opinion për Haradinajn se “në gjykatat e Kosovës zotëria  do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që t’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!” tha ai.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments