Dorëhiqet socialisti i vetëm i mbetur, ja kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)
Ilir Zela është larguar nga posti i kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Zela, i cili drejton AKEP prej 2017-ës pasi zëvendësoi në këtë detyrë Pirro Xhixhon mësohet të ketë dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Lirimi i tij është bërë zyrtar pas publikimit të vendimit të Këshillit të Ministrave. Në këtë post është propozuar tashmë Thomas Frashëri, i cili mban detyrën e shefit të Protokollit të Kryeministrit.
Votimi i Thomas Frashërit pritet të bëhet në 19 dhjetor në parlament, datë kur është parashikuar të votohet edhe “paketa anti-shpifje” që parashikon një sërë sanksionesh dhe penalitete për mediat online.
Ilir Zela ishte ndoshta nga te paktet socialiste te vjeter te mbetur ne administraten e rilinidjes.

