Aktualitet

Raporti i Europol: Sa drogë prodhohet në Shqipëri, lekët investohen në ndërtim.

KAON

Kokaina zë pjesën më të madhe të tregut të drogës në Evropë. Me rreth 50 milionë përdorues të drogës, vlerësohet se tregu me pakicë për kanabisin kishte vlerë të paktën 11.6 miliardë dollaë në vitin 2017.

Rreth 1 në 7 të rritur në Bashkimin Europian raportohet se ka përdorur kabanis. Vaji i kanabisit është për e përdodur se rrëshira e kanabisit.

Sipas raportit të EUROPOL, Shqipëria mendohet se është prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE.

Gjatë vitit 2017 dhe 2018, trafikimi në shkallë të gjerë i kanabisit bimor nga Shqipëria në BE vazhdoi.

Konfiskimet e kanabisit nga ana e autoriteve italiane u rritën nga afro 42 ton në vitin 2016 në më shumë se 90 ton në 2017, duke reflektuar intesifikimin e aktivitetit të trafikimit në të gjithë Detin Adriatik.

Sipas rapotit të Europol, rojet bregdetare greke raportojnë lëvizje të rregullta të gomoneve nga Shqipëria dhe Italia në drejtim të deteve Egje dhe Jon, me qëllimin për të kontrabanduar kanabis bimor shqiptar drejt Turqisë.

Organizatat shqiptare të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin korrierët për kontrabandimin e parave cash me makinë nga BE në Shqipëri nga BE.

Dhe këto para të përfituara nga kanabisi, sipas raportit të EUROPOL, përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm

Vaji i kanabisit

Gjithashtu Shqipëria konsiderohet si një burim i mundshëm për vajin e kanabisit në tregun e Bashkimit Europian.

Vaji i kanabisit është i disponueshëm në vendet në jug-lindje të BE-së. Dhe ndërsa prodhimi i vajit të kanabisit raportohet ndodh rrallë në BE, ka disa informacione se sugjerojnë se prodhohet në Shqipëri.

Në vitin 2014-15 autoritetet shqiptare çmontuan tre objeke të prodhimit të vajit të kanabisit.

Në vitin 2017, policia malazeze kapi rreth 17 litra vaj kanabisi, të dyshuar se ishin me origjinë nga Shqipëria, të fshehur në një makinë që po kalonte në kufirin malazezo-kroat.

Sipas të dhënave nga një laborator në Shqipëri janë kapur 312.5 lotra vaj kanabisi në pesë raste të ndryshme në vitin 2017.

Dhe kjo sasi është relativishht e madhe në krahasim me sasinë totale të konfiskuar në BE.

Kokaina

Vlen të përmendet, shkruhet në raporton e EUROPOL, se organizatat kriminale shqiptare vazhdojnë të zgjerojnë në mënyrë agresive përfshirjen e tyre në tregtinë e kokainës, duke u bërë aktorët kryesorë në shpërndarjen dhe shitjet me pakicë në disa tregje të mëdha, siç është Mbretëria e Bashkuar.

Përveç kësaj, kanë zgjeruar aktivitetet e tyre në tregjet relativisht më të vogla të konsumit si në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë.

Organizatat e trafikut të drogës në Holandë, Spanjë dhe Britani bashkëpunojmë me ato ndërkombëtare për të transportuar ose shpërndarë kokainën në BE.

Sipas raportit të EUROPOL, këto organizata të trafikut të drogës janë të lidhura ngushtë me ato ndërkombëtare që janë të vendosura përgjithmonë ose përkohësisht në pikat kryesore të kalimit të kokainës për në BE.

Kjo tabele tregon se Shqipëria është një vend tranzit për kalimin e heroinës, madje në një shkallë të lartë.

79086650_799968993764626_8906810591834800128_n.jpg
78174404_584057929013371_2687678031463448576_n.jpg
78395668_583520429066441_9100359028126515200_n.jpg

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?