Aktualitet

Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Britani takim në zyrën e Bashës

KAON

E ngarkuara me punë  e SHBA-së, ambasadori i BE-së, ai i Gjermanisë, i Britanisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë shkuar në selinë e PD-së.

Në këtë takim të planifikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, janë edhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Takimi ka pak minuta që ka nisur dhe mësohet se pjesë e tij do të bëhen edhe të tjerë ambasadorë.

Ende nuk dihet tema e këtij takimi të zgjeruar të Bashës me përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, por besohet se kriza politike dhe situata që po kalon Shqipëria janë tema të diskutimit. © SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?