Ogerta Manastirliu shkarkon nga detyra Aurel Vodën, burrin e zv/ministres
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkaruar nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës pas fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.
Manastirliu në një postim në Twitter shprehet se Voda ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.
“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.
Dosja.al ishte para e cila denoncoi se Aurel Voda, i cili mbante postin e drejtorit të Fondin të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor fliste me një fjalor banal në rrjetet sociale, ndaj qytetarëve, apo gazetarëve.
