Maqedonia e Veriut, Zaev shpall zgjedhjet e parakoshme: Brukseli na bëri një padrejtësi
Sipas AFP, kryeministri maqedonas ka thirrur zgjedhje të parakonshme të përgjithshme. Ai ka thënë në konferencë për shtyp se BE nuk e mbajti fjalën.
“Para dy ditësh Brukseli na bëri një padrejtësi, secili duhet të jetë përgjegjës dhe unë dal me përgjegjësi para qytetarëve. Endrra evropaine nuk do të ndalet. Marr parasysh organizimin e zgjedhjeve të parakoshme” tha Zoran Zaev në konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Maqedonia mbajti referendum për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut duke premtuar qytetarëve të vet se me ndryshimin e emrit, do vinte anëtarësimi në BE, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.
Total 0 Votes
0
0
