Sekuestrohen në Amsterdam disa valixhe me 12.8 milion euro. Mësohet se gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar edhe 7 persona në zona të ndryshme të Amsterdamit.
Mediat holandeze raportojnë se në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një marokien, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia dhe një burrë nga Zelanda e Re.
1xbetAutoritetet vendore kanë marrë informacion se disa persona nga Kolumbia do të transportonin drogë drejt Holandës dhe në 12 shtator nisi një aksion, ku u bë i mundur sekuestrimi i parave.
Shefi i policisë së Amsterdamit deklaroi për mediat se kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.
Ndërkohë ende nuk bëhen me dije identitetet e të arrestuarve, por policia po vijon me hetimet.

