Sipas këtij urdhri analizat do të kryhen në laboratorët privatë deri në nëntor 2022. Aktualisht laboratorët shtetërorë për shkak të mungesës së pajisjeve nuk mund të kryejnë analizat e disa produkteve.
Kështu urdhri i fundit e detyron AKU-në ti kryejë të gjitha analizat në një laborator privat për tre vitet e ardhshme. Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat.
Zyrtarët e ministrisë kanë thënë për mediat se Instituti i Sigurisë Ushqimore nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është i nevojshëm.
Nga ana tjetër ofrimi i këtij shërbimi në një subjekt privat do të rrisë edhe më shumë koston për buxhetin e shtetit.
