Aktualitet

Dosja e zezë e Vaut të Dejës/ Prokuroria nuk vepron në kushtet e flagrancës, kandidati socialist deklarim të rremë. Skema, çfarë ka ndodhur?

Nga Basir Çollaku

Koka në Stamboll e trupi në Janinë, një profeci pashallarësh kane realizuar socialistët në votimet e 30 qershorit në Bashkinë Vau Dejës. Mbushja e kutive vijonte nëpër qendra votimi ndërsa ende fletët ishin në udhëtim për të mbërritur. Kaq është e mjaftueshme të shkërmoqet procesi dhe në qeli të jenë shumë njerëz që e kanë mundësuar këtë katrahurë.

Por si ka ndodhur. Telashet kanë qenë të hershme. Dogana dhe fletët me sa duket kanë këmbyer orare dhe dokumentacion, duke u përpjekur të rakordojnë disa veprime, sepse veprimet janë dukshëm antiligjore. Ndoshta Prokuroria nisjen ne hetimeve duhej ta kishte filluar me arrestime të një numri personash përgjegjës për këtë veprim.

Bashkia e Vau Dejës, titullari i saj ka bërë kallzim në Prokurori. Si gjithnjë kur prishet terezia e pushtetit Prokuropria e merr me ngadalë dhe përse jo me frikë për të zbatuar ligjin.

Si ka ndodhur të dielën e votimeve kur baza materiale dhe infrastruktura zgjedhore ishin jo të plota të hallakatura gjithandej jo thjesht në qendrat e planifikuara, por edhe jashtë vendit.

Në doganë kanë hyrë dy makina, njëra me dy persona dhe bosh, dhe tjetra me fletët e votimit e cila ka kaluar në orën 7:58:41 min. Dhe për këtë ka një shkresë të dalë nga pika e kalim-kufirit. Dhe fletët e votimit porositën jo me vendim të KQZ por “miqësisht” se duhej nxituar. Për ligjin askush nuk ka ndërmend të interesohet. Sapo zbulohet kjo katrahurë, ka një reagim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga antari i saj Bledar Skënderi. Sipas deklarimit të tij publik situata është e rregullt, fletët e votimit kanë ardhur në KQZ dhe më pas janë shpërndarë në KZAZ Nr 6, gjë që nuk përkon me shumë të dhëna të tjera institucionale, dëshmi, veprime, të cilat KQZ nuk ka mundur t’i saktësojë si dhe përse kanë ndodhur. Nguti ka qenë i madh. Të votojmë një herë pa fletët i gjejmë më vonë rrugës.

Fakte manipulimi

Epidemia e manipulimit ka prekur të gjithë procesin në çdo rrethanë dhe në çdo hallkë. Shtimi i fletëve të votimit në raport me numrin e votuesve në të gjithë bashkinë Vau Dejës është një batërdi tjetër e paligjshme. Faktet janë aty. Më konkretisht në qendrat Nr 209, 210, 211 dhe 2012. numri total i votuesve në këto 4 qendra është 243 persona, ndërsa me anë marifeteve janë nxjerrë një numër total votuesish mbi 500 vetë. Si mund të provohet kjo. Lehtësisht nëse ekziston vullneti ligjor dhe institucional. Kjo mund të verifikohet fare lehtë duke kërkuar listat e personave që kanë votuar në këto qendra votimi tek KQZ-ja dhe duke marrë dëshmitë e tre personave që kanë bërë të mundur evidentimin e numrit të saktë të votuesve real, ku disponojnë lista me emra dhe mbiemra të çdo votuesi. Gjithashtu, nëse nuk përtojnë të marrin kamerat në qendrat e votimit, pamje të cilat duhet të përkojnë në numra real votuesish që kanë kryer veprimin. Nëse pamjet janë ende dhe dikush nuk ka vrapuar t’i pastrojë t’i fshijë dhe të përpiqet të zhdukë gjurmët. Gjithnjë nëse Prokuroria është ende në punë. Jo vetëm kaq.  Kjo mund të verifikohet nga organet e drejtësisë nëse shikohet firma në proces-verbalin e votimit, ajo është e falsifikuar, pasi mbi 300 persona nuk kanë qenë fare prezent për të votuar. A ka një urdhër për të bërë këtë ekspertim dhe për të nxjerrë të vërtetën e kësaj batërdie manipulimi. Deri më tani nuk ka një urdhër prokurori për të shkuar në kryerjen e këtyre veprimeve që zbardhin një skenar masakrimi të procesit. Dyshimet më të mëdha janë se personat që punojnë në OSHE dhe institucionin e Postës Shqiptare në Barbullush, ku dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të pa ligjshme të dhënat personale të këtyre personave.

Një detaj tjetër

Ndoshta konsiderohet pakujdesi, gabim njerëzor, lapsus, shënim pa dashje por duhet thënë sepse kandidati Babani e ka shkruar dhe dorëzuar vetë në institucione formularin. Nga të dhënat personale të deklaruara tek formulari i Dekriminalizimit të Kandidatit për Bashkinë Vau Dejës, Mark Babani rezulton se ka të ndryshuar mbiemrin, ditën, datën dhe muajin e lindjes. A mundet ta quajmë deklarim të pavërtetë të të dhënave personale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?