AktualitetPolitike

ISH ZV MINISTRJA SOCIALISTE SULMON ASHPËR RAMËN: KA ARDHUR KOHA TA MËSOJË, BURGU NUK TREMB MË

‘Kur dënimi me burg nuk tremb më’.

Kështu e nis komentin e saj adresuar qeverisjes së Edi Ramës Irena Beqiraj, socialistja e cila dikur ka mbajtur numrin dy në ministrinë e Financave si zv.ministre e këtij dikasteri të rëndësishëm.

Beqiraj prej kohësh, është shfaqur hapur kritikuese ndaj mënyrës se se Rama po drejton PS-në por edhe qeverisjen.

‘Ka ardhur koha që këtë ta mësojë Qeveria Shqiptare.

Dënimi me burg KUR BËHET MJET i përdorur në masë, humbet efektin që të gjithë mendojmë se ka. Frika nga dënimi bëhet elastike dhe dënimi me burg nuk tremb më. Lufta nuk fitohet nga frika, ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika’, shkruan Beqiraj.

REAGIMI I PLOTË I IRENA BEQIRAJT:

Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit. Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë. Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar. Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike të sulmeve. “Ka shumë mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luftën.” Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.

Çuditërisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan. Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vunë re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka që dukej kaq afër indiferencës. Në tetor të vitit 1940 një psikiatër anglez shkruante:

“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtëpish. Sirena shpërtheu në paralajmërim dhe unë vëzhgoja se çfarë do të ndodhte. Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishim të vetmit që e kishim dëgjuar paralajmërimin. Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtonte trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen dhe ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, nuk shfaqi panik”

Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ishte “stoicizmi“, që thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez. Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.

Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan – veç në parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët. Ata nuk e dinin që Frika përballë një mjeti që përdoret në masë është elastike.

Ka ardhur koha që këtë ta mësojë Qeveria Shqiptare.

Dënimi me burg KUR BËHET MJET i përdorur në masë, humbet efektin që të gjithë mendojmë se ka. Frika nga dënimi bëhet elastike dhe dënimi me burg nuk tremb më. Lufta nuk fitohet nga frika, ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania