Aktualitet

Përkujtohet në Roskovec, ish-deputeti i vrarë i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi.

10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet në Roskovec, ish-deputeti i vrarë i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi.

Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Punët që kemi bërë në Roskovec, ëndrrat e Fatmirit. Andueli ka pasur një barrë të rëndë që t’a zëvendësojë.”-është shprehur Balla. 

Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra në muajin maj të vitit 2009 tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.

Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura radhazi, ai ka qenë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?