Policia italiane ka arrestuar katër persona, 3 shqiptarë dhe një italian nën akuzën e vjedhjeve dhe grabitjeve.
Policia italiane ka arrestuar katër persona, 3 shqiptarë dhe një italian nën akuzën e vjedhjeve dhe grabitjeve.
Hetimet filluan kur një rumun raportoi në polici se i kishin vjedhur 2000 euro dhe një makinë tip BMV.
Pas hetimeve, gjurmët të çonin te tre shqiptarë dhe një italiane, të cilët posedonin një biznes me pjesë të ndryshme makinash të vjetra, në periferi të Milanos.
BMV e vjedhur ishte ç’montuar totalisht dhe përdorej tashmë në servis. Prokurori i çështjes u shpreh se ky grupim është i dyshuar për një sërë grabitjesh dhe vjedhjesh.
Total 0 Votes
0
0
