Maradona i drejtohet Messit: Largohu nga kombëtarja e Argjentinës!
Maradona ka këshilluar Messin të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 mendon se golashënuesi më i mirë i Argjentinës duhet të mbyllë karrierën me “Albicelestet”, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.
Legjenda argjentinase beson se vendi i tij nuk mund të kërkojë asgjë më shumë nga Leo.
“Mos shko më”, kështu iu përgjigje pyetjes Maradona për Messin.
“U-15 pësojnë humbje dhe faji i mbetet Messit. Ndeshja mes Racing dhe Boca Juniors luhet, Messi fajësohet. Gjithmonë faji mbetet i tij”, vijoi ai.
“Unë do t’i thosha që të mos shkojë më. Ta shohim nëse do të mbijetojnë pa të”, përfundoi Maradona.
Total 0 Votes
0
0

