VIDEO/ Ndocaj: Kune-Vain, një vargmal mbeturinash.
Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar për gjendjen mjedisore në të cilën ndodhet vija bregdetare e Shëngjinit, kryesisht ajo në vendin e quajtur Kune-Vain.
Përmes një video të shpërndarë z. Ndocaj, është përpjekur të evidentojë faktin se kjo vijë bregedare është transformuar në një pirg mbeturinash dhe në një pisllëk që “tremb çdo pushues vendas apo të huaj”, siç e cilëson ai.
Në fund të shënimit të tij, ish-deputeti, fton qytetarët të kenë durim dhe disa muaj, pasi me ardhjen e tij në krye të bashkisë lezhë, këto pamje do t’i përkasin vetëm historisë së keq menaxhimit të pushtetit lokal, shtoi ai.
KUNE – VAIN , NJE VARGMAL MBETURINASH
Pamjet që ofron vija bregdetare e Shëngjinit, kryesisht ajo në Kune-Vain, ngjan sikur i përkasin një ishulli të braktisur prej pisllëkut që tremb çdo pushues vendas apo të huaj. Nuk është hera e parë që paraqesim të tilla pamje kritike, por bashkiakët e Lezhës i rezistojnë problematikave, duke u fshehur prapa vargmaleve me mbeturina. Kryebashkiaku, as nuk ia ka idenë për realitetin e pistë për shkak se ai e suita e tij, pushojnë në Budva dhe tek “Rana e Hedhur”.
Punëtorët e pastrimit të plazhit nuk kanë të gjithë fadroma, por nga një lopatë për të kryer ndonjë punë tek oborri i shtëpive të tyre. Durim edhe për disa muaj dhe me administratën e ardhshme bashkiake, këto pamje do t’i përkasin vetëm historisë së keq menaxhimit të pushtetit lokal.
Per me teper ndiqni videon:
https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1033371930163445/