Nga Armand Maho/ Piramida ekonomike e rilindjes!
Shqiptarët ndër vite e kane konsideruar euron një monedhe të qëndrueshme dhe per për këtë shkak dhe kursimet e tyre per vite me rradhë kanë preferuat ri depozitojnë në monedhen europiane. Por prej disa kohësh po ndodh një fenomen I vecantë. Euro prej më shumë se një viti po shënon vetëm ulje. Pra një individ qe deri në vitin 2016 mendonte ose kishte në bankë 1000 euro ekuivalent me 140 mijë lekë, prej dy ditësh nuk ka më aq, por rreth 12 mijë lekë më pak, ose 127.8 mijë lekë. Rënia e euros, kaq e madhe nuk justifikohet as me luhatjen ne bursat ndërkombëtare pasi euro është në nivele të qendrueshme.
Dalja e guvernatorit të Bankës Qëndrore shtoi më shumë enigmat rreth kesaj ccështje. Eshtë e disata herë që ky institucion mundohet ta shpjegojë pikiatën e monedhës europiane me investimet e huaja apo me remitancat. Jemi në një situatë që as njëra as tjetra nuk po ndodh. I vetmi investim I huaj aktualisht në vend është ai i TAP që gjithsesi smund ta justifikojë këtë zhvlerësim kaq të madh të euros. Sa për remitancat ato dihet tashmë se qe nga fillimi I krizes evropiane janë më të ultat historike. Eksportet jane të paperfillshme , Shqipëria përvec fasonerisë nuk eksporton thuajse asgjë tjetër. Atehere pse ky bum i euros në treg….?
E vetmja përgjigje mbetet pastrimi I parave të drogës, me anë të ndertimit, kumarit apo dërgesave nga jashtë që justifikohen në mënyra nga më të cuditshmet. Kulla qe mbijnë si kërpudha me vlere 15-20 milionë euro por qe ndërtohen nga kompani me kapital 70-100 mijë euro. Shuma marramendese që humbasin në baste apo makineta dhe fitohen të nesërmen. Fshatra turistikë qe kanë mbirë ngado në bregdet, apo atje ku ka një reliev kodrinor, në troje qe janë blere për nje kafshatë buke dhe shiten 1000 fish. Banka dhe fondacione financiare qe kanë qendrën e tyre offshore në ishujt Virgin, Panama apo Qipro nga ku kryejne transferta qindra milionë dollarëshe pa I verifikuar askush.
Efekti ne ekonomi po rezulton shkatërrues. Bashkë me zhvlerësimin e euros po zhvlerësohet dhe monedha vendase, Leku. Një zhvlerësim I pakuptimtë, pasi duhej të ndodhte e kunderta. Ccmimet vazhdojnë të rriten. Nafta ka mbetur në kuotën e 176-180 lekëve për litër megjithëse deklarohet qe në 80 përqind të saj vjen nga importi. Duket se kemi të bëjmë me një amulli financiare të pashpjegueshme, e cila përngjason me një sistem piramidal. Paraja nuk qarkullon, dhe bizneset janë të detyruar të prekin kursimet e tyre ( dhe këto në euro) për likujditete. Paraja vendase vazhdon të mbetet e kërkuar, per shkak të pagesave te taksave, rrogave por dhe të pastrimit të parasë, njëkohesisht dhe cmimet vazhdojnë të ngrihen cdo ditë. Nga zhvlerësimi I euros duket se nuk kane perfituar as kredimarrësit pasi shumën që përfitojnë nga vlera me e ulët e saj janë te detyruar ta shpenzojnë në një krah tjetër. Ekonomia vazhdon të shkojë tejposhtë për shkak dhe të shpërndarjes skandaloze që po I bëhet të ardhurave ne buxhet ku qeveria është e detyruar që përvec borxhit të paguajë qimet e kokës dhe për PPP-të apo hajvallënqe të tjera që skanë asnjë efekt. Ccmimet ngrihen pafundësisht ndërsa rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten ato të pese viteve më parë Paranë e pisët as mund ta mendoje qe ta injektojë në ekonomi, pasi ajo I përket tjetërkujt, I përket pikërisht atyre që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.
Të vetmit qe e paguajnë këtë zullumhane janë qytetarët, biznesi dhe konsumatori. Ngritje e pafundme taksash, qe rrjedhimisht cojnë në rritje të cmimeve. Domatja megjithëse jemi në maj vazhdon te mbajë cmimin 230 lekë për kg, qe duhej të ishte gjysma e këtij cmimi. Po ashtu dhe produktet e tjera jetike. Atyre tashmë I duhet të paguajnë TVSH per mallrat nga dy deri në tre herë, pa marrë asgje ne kompensim. Të përballen me taksa të tjera qe nuk u kthehet shërbimi. Vetëm ne faturën e ujit janë nja gjashtë apo shtatë te tilla. Sistemi ekonomik dhe reformat e rilindjes po rezultojnë një disastër. Tërë ditën flitet per vetting, ku turpi më I madh është ai I policisë. Kontrollohet polici roje objektesh ( brenda policisë funksionon dhe shërbimi I ceshtjeve të brendshme) dhe nuk kontrollohet fjala vjen nje drejtor I rëndësishëm në kryeministri dhe energjitikë! U kërkohet barra e provës policëve të patrullës që punojnë me tre turne dhe nuk shikohet kulla e drogës qe ngrihet në mes të Tiranës. U kërkohet të tregojnë pasurinë gjynahqarëve dhe nuk merret njeri me faktin pse është dhjetëfishuar importit të bananeve nga Kolumbia dhe Ekuadori. Mos vallë shqiptarët janë ndërgjegjësuar për vetitë mrekullibërëse të saj?! Me këto ritme cdo ditë e më tepër po hyjmë në një rreth vicioz ku as rrëzimi I kesaj qeverie sdo bëjë më punë. Paraja ka shkuar ne disa duar të caktuara, ndësa resurset po shterojnë cdo ditë. Në këtë vend shkretëtira financiare po fiton terren me shpejtesi marramendëse. Njerzve spo u lihet asnje mundësi per të jetuar përvec shkeljes së ligjit. “Punë ka po ska profesionistë” do thoshte një mendje e ndritur e ekonomisë që fati I ra të ishte piktor!