Deputetja e LSI/ Zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri

Aktualitet

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike në Shqipëri që sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.

Nga ana tjetër, deputetja e cila është përjashtuar me 10 ditë nga zhvillimet e parlamentit tha se ka një përpjekje të vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi.

”Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri. Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi. Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët. Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri. E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi”,- tha Mehmetaj.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments