Briken Calja me 3 medalje ari/ Shpallet kampion Europe në peshëngritje.
Kampionati Europian i Peshëngritjes, po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, ku merr pjesë edhe Shqipëria.
Shqipëria u përfaqësua nga Briken Calja, i cili në stilin e shkëputjes u shpall kampion Europe, duke fituar medaljen e artë pasi ngriti peshën 146kg.
Në stilin e shtytjes, Calja ngriti 171 kg në provën e parë, duke siguruar automatikisht medaljen e artë edhe në dygarësh. Në provën e dytë Calja dështoi të ngrejë 175 kg, ndërsa në provën e 3-të ia doli me sukses të ngrejë shtangën dhe të kompletojë dominimin e tij në këtë kategori.
Me 321 kg në dygarësh peshëngritësi nga Shtërmeni renditet i pari, duke marrë medaljen e artë dhe me tre të tilla shpallet kampion i Europës.