Aksidenti në rrugën e Kombit, plagoset zv/ministri i Drejtësisë. VIDEO
Burime nga policia kosovare kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 7:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në Vërmicë.
Në këtë aksident janë përfshirë 10 makina si dhe janë plagosur 9 persona.
Në mesin e të plagosurve mësohet se është edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, shkruan Express.
Ky aksident besohet se ka ndodhur ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, por edhe nga shpejtësia e makinave.
Në aksident është përfshirë edhe makina zyrtare e qeverisë së Kosovës ku udhëtonte zv.ministri Naim Qelaj.
Ai ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Total 0 Votes
0
0
