Prençi: Nuk ndërhyjmë te City Park, u thamë mos dilni jashtë, ata shkojnë për shooping!
Ju kujtohet Shemsi Prençi?!
Është ai “specialisti” që Edi Rama e ka vënë në krye të Emergjencave Civile dhe kur vendi shkrumbohej nga zjarret verën e shkuar u thoshte shqiptarëve, “mos u mërzisni se në vjeshtë, do ketë tërmete të forta…”.
Iku vjeshta, tërmete nuk ranë, por erdhi dimri dhe me shiun e parë bëri hatanë në të gjithë vendin.
Tani ky Prençi, që mbahet mend si “paramilitar” i Partisë Socialiste në zona të nxehta sa herë ka zgjedhje në vend që ti shtrohet punës dhe të mbajë përgjegjësi për institucionin që drejton, se nuk ka lëvizur gjatë këtyre viteve as gishtin e vogël për ti paraprirë kësaj që po ndodh, lëshon broçkullën e radhës.
Në një dalje për TV Fax, kur u pyet se përse nuk po ndërhyjnë për të shpëtuar mbi 200 qytetarë të ngujuar nga uji në katin e dytë të qendrës tregtare City Park, e dini si u përgjigj?
“Nuk kemi detyrë të ndërhyjmë tek City Park, pasi ne i kemi paralajmëruar (qytetarët) që pas orës 18.00 të mbyllen në shtëpi, e jo të dalin për të bërë shopping…”.
Ja ku e keni edhe deklaratën e plotë të Shemsi Prençit:
© SYRI.net
