Elio Laze/ Saimir Tahiri, ministri që veshi nga rrobat por zhveshi nga morali policinë e shtetit
Ora 12:41. Sajmir Tahiri i drejtohet policise: “Shpresoj qe te beni detyren dhe te kaperceni pritshmerite e mia…!”
Ne rradhe te pare Sajmir Tahiri pasi ka qene dhe minister i brendshem duhet te kete te qarte qe policia ne realizimin e detyrave te saj nuk punon per pritshmerite e X apo Y por per pritshmerite e publikut duke filluar nga garantimi i sigurise etj.
Se dyti pasi eshte ministri qe veshi nga rrobat por zhveshi nga morali policine e shtetit, Sajmiri ben mire te heshte.
Eshte me simpatik kur nuk flet. Cdo fjale qe ai thote, e di mire qe i kthehet ne te kundert. Smund te flase si burre i mire per pritshmeri dikush qe e beri policine numeruese dhe mbledhese takse per rrenjet e droges. Smund te flase dikush qe si minister, duke filluar nga zyra e tij dhe ne cdo zyre te kupoles drejtuese e beri ambient ku punohej vetem per qetesine dhe mireqenien e trafikanteve, nderkohe qe popullit te mjere i dha kerbaç ne te gjitha format.
Dhe ne fund, jo cdo pritshmeri qe kemi realizohet. PSH, njerezit kane kohe qe presin ta shohin Sajmirin prapa hekurave te burgut, por kjo gje ende spo ndodh.
Forca Sajmir. Sa me shume beson ti ne pritshmerite e tua, aq me shume besojme dhe ne, qe njehere ne jete ligji do funksionoje dhe ti do rehatohesh aty ku e ke vendin
✌️
