“McGonigal u dënua në SHBA”, Berisha: SPAKU i partisë nuk ka bërë asnjë hetim sepse aty del Rama
Kreu i PD-së tha se edhe pse McGonigal u dënua në SHBA, SPAK ende nuk ka bërë asnjë hetim për çështjen, teksa shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk hap hetim për çështjen pasi sipas tij, çdo gjë lidhet me Edi Ramën.
“Ana tjetër e këtij libri është se McGonigal u dënua, FBI e hetoi atë hap pas hapi. Futi edhe njerëz të cilët e markuan dhe e zbërtheu. Të gjitha të dokumentuara. Kurse Skapi i Tiranës, Skapi i partisë, asnjë hetim. Asnjë dënim, paçka se dosja ishte dosja shqiptare. Për Skapin, ato nuk janë krime. Pse? Se janë të lidhura me Padrinon, dhe çdo gjë që lidhet me Padrinon, është jashtë juridiksionit të tyre. Turp, histori turpi. Ku është Kushtetuta, ku është interesi kombëtar, ku është dinjiteti kombëtar. Atë nuk mund ta mbrojnë kurrë kriminelë, atë nuk mund ta mbrojnë kurrë të inkriminuar dhe kjo është arsyeja. Për McGonigalin, dosja fle, i ka rënë një okë pluhur dhe asgjë nuk bëhet”, tha Berisha.
